SHBA, Clinton siguron kandidaturën presidenciale

Kandidatja për kandidaturën në garën presidenciale të demokratëve në SHBA ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton si rezultat i zgjedhjeve paraprake të mbajtura në fundjavë në Puerto Rico ka arritur numrin e delegatëve që sigurojnë kandidaturën presidenciale të Partisë Demokratike, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median amerikane Clinton në zgjedhjet paraprake të zhvilluara të dielën në Puerto Rico pasi ka fituar edhe 68 super-delegatë, ka arritur numrin në 2 mijë e 384 delegatë.

Ndaj numrit prej 1 mijë e 812 delegatë të arritur pas zgjedhjeve paraprake duke i shtuar edhe 572 super-delegatët Clinton ka arritur mbështetjen e 2 mijë e 384 duke tejkaluar kështu edhe numrin e nevojshëm i cili është 2 mijë e 383 delegatë që i siguron kandidimin në kandidaturën prsidenciale të Partisë Demokrate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button