Provokon ministri grek: Çamët nuk u dëbuan, ikën vetë

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë një intervistë për “Tv Report” në emisionin “Pesë pyetje për Babaramon”.

Kotzias gjatë intervistës mbrojti thuajse të njëjtjat ide që shfaqi edhe gjatë takimit me Ditmir Bushatin.

Ai tha se çamët nuk janë dëbuar nga territori grek por se janë larguar vetë.

Nikos Kotzias theksoi se ikja e shqiptarëve të Çamërisë erdhi pas vendimeve nga ana e gjykatave greke të cilat i dënuan ata për “bashkëpunim me pushtuesin gjerman”.

Lidhur me ligjin e luftës, Kotzias deklaroi se ky ligj ishte në fuqi nga ana e qverisë shqiptare e cila kishte bashkëpunuar me Musolinin.

Kotzias shtoi se Greqia ka lidhur dy kontrata të rëndësishme partneriteti dhe fqinjësie me Shqipërinë.

Ministri grek nënvizoi se Greqia mbështet reformën në drejtësi në Tiranë, si dhe aspiratat e Shqipërisë për integrimin europian. /Albeu.com/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button