Skena politike në Maqedoni uron muajin e Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, partitë politike dhe krerët e tyre, kanë dërguar urime deri te muslimanët duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti.

Urimi i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetarit të saj Ali Ahmeti

Ju lutem më lejoni që në emër të  të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’i uroj  të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të sakrificës dhe reflektimit, muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Ky muaj i bekuar i Ramazanit është një shans për të reflektuar dhe për të vlerësuar gjërat që janë më të rëndësishme në jetën tonë, besimi, familja, miqtë dhe shoqëria, dhe na kujton vlerat e paqes, dashurisë, drejtësisë, sakrificës, solidaritetit dhe bamirësisë.

Uroj që ditët në vijim të festës së Ramazanit të na mbajnë edhe më afër këtyre vlerave si dhe të janë ditë gëzimi dhe lumturie familjare dhe ndërnjerëzore.

Ju uroj Ramazan të lehtë, lutje dhe agjërim të pranuar.

Urimi i partisë Uniteti dhe kryetarit të saj, Gëzim Ostreni

Të nderuar qytetarë të besimit Islam, partia Uniteti ua uron muajin e bekuar të Ramazanit, muajin e solidaritetit dhe paqes, muajin e sakrificës dhe humanitetit.

Vlerat e muajit të Ramazanit janë të mëdha e të panumërta. Agjërimi thërret në solidaritet mes njerëzve, prandaj, të solidarizohemi me të varfrit sepse para të madhërishmit të gjithë jemi të njëjtë, pa dallim feje, kombi, race, gjinie apo moshe. Këtë muaj të bekuar ta shoqërojmë me vepra dhe fjale të mira, duke u solidarizuar me ata që kanë nevojë.

Ju urojme nga zemra që ky muaj të kalojë në atmosferë të paqes, tolerancës dhe solidaritetit. Zoti i madhërishëm ua pranoftë agjërimin dhe të gjitha veprat e adhurimit ndaj Tij gjatë këtij muaji të shenjtë e të bekuar.

Urimi i Lëvizjes Besa dhe kryetarit të saj, Bilall Kasami

Me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, Lëvizja BESA gjen rastin që të gjithë besimtarëve myslimanë të Maqedonisë t’ua urojë ardhjen e tij, njëherazi duke u lutur që në këtë muaj të mbretërojë paqja dhe dashuria ndërmjet tyre.

Po ashtu BESA uron që ky të jetë muaj i agjërimit të pranuar, i kalitjes fizike e intelektuale, por edhe i ridefinimit shpirtëror të sistemit të vlerave aktualisht të nëpërkëmbura.

Urime Ramazanin 2016!

Urimi Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe kryetarit të saj, Vesel Memedi

Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit islam,

Sot filluam me muajin e bekuar të Ramazanit. Ky muaj i adhurimit, mëshirës dhe pendimit, na mundëson që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore, humanitet, solidaritet, ndershmëri, tolerancë dhe dashuri.

Le të jetë ky muaj një intervenim hyjnorë që do të largojë barrën tuaj, ndriçoj errësirën, dhe lehtësoj dhembjen tuaj që mund të ndjeni në këtë moment. Le të na shërbejë ky muaj si një inspirim për sinqeritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit duke u ngritur mbi bindjet tona personale për një ide më madhore.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, ju urojmë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe pranim të lutjeve tuaja.

Urimi i PDSH-së dhe kryetarit të saj, Menduh Thaçi

Uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha ibadetet tuaja gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara, si dhe që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe dhe harmoni në familjet tuaja.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.

Urimi i VMRO – DPMNE-së dhe kryetarit të saj, Nikolla Gruevski

Kryetari i VMRO­-DPMNE­-së Nikolla Gruevski dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reis­ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit janë me rëndësi të madhe për besimtarët islamë, ato sjellin paqe në shpirt, harmoni, falje dhe mirëkuptim. Bërja e veprave të mira, ndihmë midis njerëzve, lutjet dhe përkushtimi ndaj Zotit janë vlera të këtij kremtimi të Juaj, por edhe vlera universale të respektuara nga shumë njerëz, si dhe nga shumë besime. Sa më shumë i respektojmë, aq më i mirë dhe më i lumtur do të jetë jeta dhe shoqëria jonë në të cilën jetojmë”, thekson Gruevski në urim.

Urimi i LSDM-së dhe kryetarit të saj, Zoran Zaev

Me rastin e filimit të muajit të Ramazanit, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në emrin e tij personal dhe të partisë së tij, të gjithë muslimanëve në Maqedoni ua uron këtë muaj të shenjtë, duke u dëshiruar paqe mirësi, harmoni dhe hare.

Urimi i kryeministrit të Maqedonisë, Emil Dimitriev

Kryeministri Emil Dimitriev personalisht dhe në emër të Qeverisë së RM­-së ua ka uruar fillimin e Muajit të Ramazanit, Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis­ul ulema Sulejman efendi Rexhepit, anëtarëve të Rijasetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame. Duke i ftuar në ditë të lumtura festive, kryetari i Qeverisë porosit që mendimi i mirë të kontribuojë që të gjithë qytetarët e Maqedonisë të punojnë së bashku për krijimin e të mirave të përbashkëta, për rritjen ekonomike dhe standardin më të mirë dhe për numër më të madh të mundësive për progres kulturor, arsimor dhe shoqëror në drejtim të ndërtimit të Republikës së Maqedonisë së fuqishme dhe moderne. mb/hr/11:21

Urimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reis ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, deri te anëtarët e Rijasetit dhe deri te të gjithë pjesëtarët e fesë islame në Republikën e Maqedonisë.

“Ramazani është muaji më ndriçues në islam, muaj i agjërimit, lutjes, solidaritetit dhe mëshirës. Ditët e agjërimit janë mundësi që të tregohet bujari dhe të ndihmohen të varfërit, me shpresë për mëshirë, mirëqenie dhe falje të gabimeve para dyerve të parajsës. Në muajin i cili e kremton pastrimin shpirtëror dhe trupor, dëshiroj që të gjithë besimtarët e fesë islame përmes fesë të tyre, përkushtimit dhe lutjes të kujtohen në besimin e shenjëtorit të madh dhe t’i ndajnë me familjen dhe të afërmit”, thotë Ivanov në urim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button