Seancë e re për të akuzuarit për “Lagjen e Trimave”

Seancë e re gjyqësore për të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave”, sot duhet të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.

Gjykimi paraprakisht dy herë u anulua, më 31 maj për shkak se policia gjyqësore e Gjykatës Supreme nuk u lejoi avokatëve të të akuzuarve në proces që të hyjnë në sallë, dhe më 27 maj për shkak të sëmundjes së gjykatëses Verka Petkovska.

Gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të mbahet në sallën e Gjykatës Supreme, për shkak se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtje të gjykimit në të cilin ka numër të madh të të akuzuarve.

Gjykata në fillim të këtij muaji mori vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin “Vetëtima”, gjegjësisht me personat e logjistikës të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjet e “Lagjes së Trimave” janë të akuzuar 29 persona, ndërsa si mbështjetje logjistike tetë persona.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim zjarrin jetën e humbën tetë policë nga njësitet speciale dhe njësitet e posaçme të MPB-së, ndërsa rreth katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. Janë arrestuar edhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button