Misini: Grekët u irrituan shumë, gati sa nuk u shkaktua skandali diplomatik

Në Parlamentin grek dje për pak është shmangur një incident diplomatik kur përfaqësuesi i Maqedonisë e quajti vendin e tij Republika e Maqedonisë dhe e kritikoi kryesimin grek me BE-në se zgjerimi nuk është në mesin e prioriteteve të tij.

Harulla Misini, deklaron për Portalb, se rasti i djeshëm në Parlamentin grek, ishte afër skandalit diplomatik.

“Kjo  nuk ishte qëllimi im, as për të shkaktuar ndonjë skandal dhe as për të provokuar palën greke, por thjesht iu referova emrit kushtetues të vendit tim”, deklaron Harulla Misini për Portalb.

Ai thotë se “gjatë fjalimit derisa për të parën herë përmenda emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë”, kryesuesi i komisionit grek më ndaloi, duke me thënë disa herë faleminderit”.

Në këtë rast, thotë Misini, unë kisha edhe dy minuta kohë për të folur dhe reagova duke thënë se  ende nuk e kisha shfrytëzuar kohën e nevojshme për të mbaruar fjalimin.

“Në këto momente, ka ndërhyrë, ministri i punëve të jashtme Evangelso Venizellos, duke e bërë të mundur që të përfundoja fjalimin tim”, thotë Harulla Misini.

Pas intervenimit te Venizellos, në kohën e mbetur për të përfunduar fjalimin e tij, Hajrulla Misini, ka përdorur përsëri emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë. Kjo ka shkaktuar nervozizëm tek të pranishmit, duke përfshirë edhe përkthyesit. Megjithatë, deklaron Harulla Misini, qëllimi nuk ishte që të nervozoja palën greke, por deri sa emri kushtetues është Republika e Maqedonisë, unë nuk di se si ta përdor ndryshe, duke i shtuar edhe faktin se unë jam përfaqësues i këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button