Forcat e regjimit sulme në rajonin e Malit Turkmen

Forcat e regjimit në Siri kanë kryer sulme artilerie dhe raketash në rajonin e Malit Turkmen (Türkmendağı) në periferi të qytetit Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se forcat e regjimit që në orët e para të mëngjesit kanë nisur sulmet me artileri topash dhe raketa ndaj fshatrave nën kontrollin e opozitarëve.

Burimet lokale theksojnë se pas sulmeve, forcat e regjimit kanë nisur ofensivë tokësore ku si pasojë kanë patur konflikte të ashpëra me opozitarët.

Në orët e para të mëngjesit u qëlluan me artileri topash dhe raketash rajonet Kelez, Sarraf, Karaman, Karabiber, Xhip Toros, Kalaba, Sallur, İsa Pınar.

Ndërsa në anën tjetër vihet në dukje se zërat e shpërthimeve në rajon dëgjohen edhe nga rajoni Yayladağı i qytetit kufitar Hatay në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button