Padi penale për një qytetar të Kumanovës për plaçkitjen e arit

­ Sektori për delikte pronësore dhe delikuencë te minorenët Qendër dhe Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike ­ Shkup shtroi padi penale kundër personit I.S. (31) nga Kumanova për shkak të dyshimi se ka kryer vepër penale “plaçkitje”.

Siç njoftoi sot MPB, më 18 dhjetor të vitit 2015 I.S. i cili është persona i dënuar dhe ka vuajtur dënimin me burg në IP Burgun e Kumanovës ­ reparti i hapur në Kriva Pallankë, derisa ka qenë në arrati nga burgu, ka kryer vepër penale plaçkitje. Ka marrë 16 zinxhirë ari dhe ka fituar dobi pronësore prej rreth 375.190 denarë. Veprën penale e ka kryer në atë mënyrë pasi ka ardhur në artarinë “Rubin” në QTQ në Shkup, u është kanosur të punësuarve me pistoletë dhe e ka thyer xhamin e vitrinës, ka ka qenë i ekspozuar ari. I ka marrë zinxhirët dhe më pas e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Pas masave të ndërmarra është përcaktuar se bëhet fjalë për I.S. Më 5 maj të këtij vitit nga nëpunësit policorë në hapësirat e burgut në Kumanovë është marrë për bisedë i denoncuari, në të cilën ai ka sqaruar se si e ka kryer veprën penale.

Zinxhirët e vjedhur më 19 dhjetor 2015 ia ka shitur për 860 euro një personi nga Tetova, ndërsa pistoletën prej gazi e ka hedhur në lumin Vardar në Shkup. I.S. është autor i njohur i veprave penale nga sfera e delikteve pronësore, veprave penale kundër jetës dhe trupit dhe veprave penale për shëndetin e njerëzve si dhe vepra penale kundër rendit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button