Reformatori “financiar” i Gruevskit nuk mund të “lëviz” nga India

Gjykata e Lartë e Indisë sot ka marr vendim me të cilin i vazhdohet ndalesa Subrata Roy për udhëtim jashtë vendit derisa ai dhe kompania e tij ” Sahara ” nuk dorëzojnë të gjitha informacionet që i kërkon rregullatori tregut – SEBI rreth kthimit të parave të qindra miliona investitorëve të vegjël.

” Ne do të lejojmë Subrata Roy për të udhëtuar jashtë vendit vetëm pasi ” Sahara Group “, do të sigurojë të gjithë informacionin e kërkuar nga SEBI”, kanë deklaruar nga Gjykata e Lartë e Indisë, raportojnë mediat e atjeshme.

” Sahara Group ” duhet të kthejë rreth 4 miliard dollarëve investitorëve të vegjël , por kompania e Subrata Roy nuk e ka bërë këtë gjë , duke u përpjekur nëpërmjet padive dhe ankesave të vonojë zbatimin e vendimit të rregullatorit SEBI.

Vendimi i parë që Roj mos ta lëshojë Indinë është miratuar në muajin nëntor  vitin e kaluar nga Gjykata e Lartë e Indisë.

Qeveria në Maqedoni Subrata Roy e paraqiti si mrekulli “ekonomike” dhe se investimet e tyre do të ringjallin vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button