Keqinterpretim tendencioz dhe i njëanshëm

[Recension: Skandal: Në UT provimet merren përmes telefonit, e konfirmon Prorektori]

Keqinterpretimet mund t’i bëjë lexuesi apo publiku në përgjithësi, varësisht se si e percepton lajmin. Mirëpo, kur gazetari interpreton gabueshëm një deklaratë apo qëndrim, atëherë bëhet fjalë për thyerje të njërit prej parimeve thelbësore të gazetarisë, objektivitetit. Nuk duhet harruar se gazetari ka përgjegjësi për fjalën e thënë në publik dhe asnjëherë nuk guxon të informojë në mënyrë tendencioze. Teksti që po recensojmë, më shumë i ngjan një qëndrimi të ndonjë pale, se sa një artikulli gazetaresk. Fakt që e dëshmon qasjen tendencioze është vetë titulli.

Edhe një skandal tjetër po tronditë Maqedoninë. Kësaj rradhe profesori universitar, Arbër Çeliku konfirmon se  në Universitetin e Tetovës intervenohet me telefon për të marrë notë kaluese studentët, shkruan Zhurnal.

Personi i apostrofuar në tekst, është keqinterpretuar nga fakti se përmes statusit tij në Facebook, thumbohet miqësia e interesit. Kjo nuk përbën as bazë për të qenë burim lajmi, mirëpo për redaksinë ka qenë shans i pritur, për t’u vënë në shërbim të komerciales.

Skandal Në UT provimet merren përmes telefonit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Skandal: Në UT provimet merren përmes telefonit, e konfirmon Prorektori”
Data dhe koha e publikimit: 01.06.2016
Data e recensionit: 01.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Doza e qasjes tendencioze nuk shteret me kaq. Përmes saj, përmbajtja bën që në emër të një individi, të njolloset një institucion të tërë. Nëse mbajnë ujë “dyshimet” e autorit dhe të redaksisë se në USHT po merren notat përmes telefonit, kjo duhej të hulumtohej më tepër dhe nga profesori në fjalë të kërkohej qëndrim apo sqarim, vallë është dhënë favori i kërkuar, pasi në rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me një njeri dhe me një staf.

Profesori Çeliku përmes një postimi në Facebook shkruan se ka marrë një telefonatë nga një mik i vjetër, i cili sipas tij ishte humbur plotë 10 vite, ndërsa tani intervenca për një provim tek ai , kishte bërë që të rikthejnë miqësinë e humbur.
Ndryshe, Prorektori Prof. D-r Arbër Çeliku është një nga figurat më eminente të këti Universiteti

Mungesa e objektivitetit të gazetarit është dëshmia më e fortë e mungesës së profesionalizmit. Për një “skandal” sikur ky, autori është i detyruar të kërkojë qëndrim nga institucioni (i cili reagoi pas këtij veprimi të redaksisë në fjalë), e jo të shpejtojë me gjoja denoncim, duke mos argumentuar në asnjë formë të vetme atë që thuhet në tekst. Për të bërë lajm sipas standardeve, pjesë e këtij shkrimi duhej të ishte edhe qëndrimi i palës tjetër, respektivisht palëve tjera. Për një “skandal tjetër” si ky, është i domosdoshëm edhe qëndrimi i Rektoratit. Për një informacion të pa argumentuar si ky, është i domosdoshëm edhe qëndrimi i palëve më të prekura në këtë çështje, profesorëve dhe studentëve. Pa përfshirjen e tyre në tekst, artikulli mund të quhet gjithçka, përpos artikull gazetaresk. Se teksti është bërë me qëllime dhe prapavijë që nuk synon informimin, e dëshmon edhe gabimi që nuk ka së paku një pikë (.) në fund të fjalisë së fundit. Kjo, me ose pa dashje, e simbolizon qëllimin dhe qasjen joprofesionale që është marrë në përpilimin e kësaj përmbajtjeje.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button