Kerry paralajmëron për ndryshimet klimatike

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, duke theksuar se viti 2015 ka qenë viti më i ngrohtë në histori, tha se rritja e vazhdueshme e temperaturave do të jetë shkaktar i urisë, ndotjes së mjedisit, migrimit masiv dhe thatësirave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin që e mbajti në ceremoninë e diplomimit në Shkollën Ndërkombëtare të OKB-së, Kerry nxënësve u tha se gjatë jetës do të ballafaqohen me shumë provime për të cilat duhet të jenë në gatishmëri.

Në fjalimin e tij, Kerry të pranishmive iu drejtua edhe me shaka, duke thënë se “Ndoshta sot në vendin tim do të donit që ta shihnit Beyonce-n, por ja që fatkeqësisht erdha unë, e jo ajo”, dhe u ndal në lehtësimet dhe vështirësitë të cilat shekulli 21 ua sjellë nxënësve.

Duke theksuar se janë të jashtëzakonshme niveli në të cilin gjenden shkenca dhe teknologjia dhe mundësitë të cilat i ofron internet dhe media sociale, Kerry u shpreh se nga ana tjetër bota ballafaqohet me shumë rreziqe të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button