Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë?

A ndiheni të lodhur pasi keni konsumuar ushqime të yndyrshme dhe me shumë karbohidrate? A e dini arsyen e kësaj lodhjeje? Pas buke pothuajse të gjithë ndihemi të lodhur, madje duam edhe të flemë. Veçanërisht nëse konsumohen porcione të mëdha, dëshira për të fjetur është edhe më e madhe. Metabolizmi tretës harxhon shumë energji për të tretur ushqimin pas buke.

Sa më i madh të jetë porcioni i konsumuar, aq më e madhe do të jetë dhe energjia e harxhuar për tretjen e tij. Kjo energji e harxhuar më pas bëhet shkak i lodhjes ose përgjumjes. Edhe përbërja e ushqimit është po aq e rëndësishme sa sasia e porcionit. Minimizimi i porcionit mund të minimizojë gjumin, por është shumë e rëndësishme të përcaktohet se çfarë keni ngrënë. Kjo sepse rritja e niivelit të sheqerit në gjak ndryshon nga lloji i ushqimit të konsumuar.

Pas konsumimit të ushqimeve e karbohidrate vihet re një rritje e sheqerit në gjak. Nëse nuk dëshironi të përgjumeni pas buke, atëherë zgjidhni perimet, peshkun, frutat dhe mishin e pulës në vend të produkteve të pasura me shumë karbohidrate. Produktet që përmendëm nuk ndikojnë në lëvizjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button