“BE në Maqedoni” – Kafe pauzë me ambasadën e Mbretërisë së Holandës

Sot në hapësirat e MK-BE Info Qendrës, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Holandës organizuan diskutim “BE në Maqedoni – Kafe pauzë me ambasadën e Mbretërisë së Holandës”.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të organizatave civile të të rinjve, të punësuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe përfaqësues të mediave të cilët kishin mundësi në bisedë joformale me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi dhe ambasadorin e Holandës SH.T. Vilem Vuter Plomp si dhe me të pranishmit tjerë të shkëmbejnë idetë, propozimet dhe mendimet e tyre.

Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se Holanda, vend i cili tani kryeson me Këshillin e BE-së, si mik i vendit mbështet numër të madh të proceseve reformuese në fushën e sundimit të së drejtës dhe demokratizimit, si dhe mundësitë për përmirësimin e administratës në kontekst të procesit të integrimit evropian.

“Takimi i sotëm i kushtohet të rinjve sepse ju keni rolin kryesor në zhvillimin e vendit dhe besoj se mund të jepni kontribut domethënës në shumë segmente në zhvillimin e shoqërisë, në veçanti në aspektin e proceseve euro -integruese. Sekretariati për Çështje Evropiane pas vete ka vite të tëra pune të suksesshme dhe bashkëpunim të frytshëm me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, dhe ka bashkëpunuar mes linjave projektuese të cilat padyshim se u janë referuar edhe të rinjve“ – theksoi Ademi.

Projekti “Bashkimi Evropian në Maqedoni“ është pjesë e BE Agjendës 2014 dhe 2015 të Sekretariatit për Çështje Evropiane i cili ka për qëllim të afrojë traditën, kulturën dhe vlerat e vendeve anëtare drejt qytetarëve të vendit tonë dhe zbatohet në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button