Shkup, mbahen takimet afariste maqedono-libaneze

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) sot ishte nikoqire e takimeve afariste të biznesit maqedono-libanez që veprojnë në kuadër të Këshillit të Afaristëve maqedono-libanez në Republikën e Libanit, raporton Anadolu Agency (AA).

OEM informoi sot se qëllimi i këtyre takimeve është avancimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Libanit.

Kreu i Këshillit të Odës Ekonomoke të Maqedonisë, Antoni Peshev tha se ky takim paraqet një mundësi të shkëlqyer në këtë drejtim.

“Për ne është me rëndësi fakti që Libani që ka një pozitë shumë të mirë në Lindjen e Mesme dhe në vitet e fundit me sukses është përballur me krizat në rajon dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Maqedoninë. Kjo është një mundësi e madhe për të ftuar biznesmenë të cilët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në botë dhe që dinë se çfarë është tregtia se në Maqedoni mund të shohin një partner potencial jo vetëm për shitjen e produkteve të tyre këtu por edhe një pjesë të të produkteve tona që janë me interes për tregun e tyre”, tha Peshev.

Kryetari i Këshillit të Afaristëve maqedono-libanez, Samer Soufan është i mendimit se nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit do t’u mundësojë të dyja vendeve të avancojnë bashkëpunimin dypalësh.

“Sektorët e mundshëm për bashkëpunim janë sektori i patundshmërive si dhe industritë e ndryshme. Në këtë moment ne kemi kompani që përfaqësojnë këto industri dhe që janë të interesuara të fillojnë tregtinë e eksportit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu për të gjetur partnerë të mirë në Maqedoni”, tha Soufan.

Gjatë takimeve afariste kompanitë nga Maqedonia dfo të kenë mundësinë të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me afaristët eminent nga Libani nga sfera e patundshmërive, turizmit, burimeve alternative të energjisë, artikujve ushqimiorë etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button