Shënohet Dita botërore e kujdestarëve

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit sot në pllajën para Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë me hepening dhe shoqërim me fëmijët, kujdestarët dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, do ta shënojë 1 Qershorin, Ditën botërore të kujdestarëve.

Do të vendosen tenda në të cilat do të krijohet program me animatorë, në të cilat në mënyrë interaktive do të kyçen edhe fëmijët, ndërsa do të argëtohen edhe me performues të këngëve për fëmijë. Ideja është që vetë kujdestarët në ngjarje të flasin, ta ndajnë përvojën personale dhe t’i stimulojnë qytetarët tjerë ta pranojnë këtë formë.

Gjithashtu do të realizohet edhe punëtori e artit me artist dhe pedagog. Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, IP Qendrën ndërkomunale për punë sociale ­ Shkup implementon program vjetor për socializim të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të posaçme dhe fëmijët e vendosur në familjet kujdestare me qëllim për kushte më të mira për jetë të fëmijëve të vendosur në familjet përkujdesëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button