Tetovë, 10 milionë denarë për grumbullimin e mbeturinave

Pas ndalesës për hedhje të mbeturinave në deponinë Rusino të Gostivarit dhe shpërndarjen e tyre në pikën e hapur në hyrje të Tetovës, komuna e Tetovës dhe Ndërmarrja Publike Komunale, kanë ndarë 10 milion denarë për ndërtimin e një stacioni të mbyllur për ngarkimin dhe shkarkimin e mbeturinave, njofton Alsat M.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Xhelal Ceka tha se bartja e mbeturinave për momentin po realizohet në Drislla të Shkupit, por kjo dëmton buxhetin e ndërmarrjes, me një kosto 3 herë më të lartë se sa bartja në Gostivar.

“Muajin që hyjmë pra kah fundi i tij ne do hedhim gurthemelin , unë shpresoj se për afat prej dy muaj do kalojmë në lokacion të ri dhe me një sistem më bashkëkohor. Kemi filluar rregullisht të bartim mbeturinat në Drislla por fatkeqësisht kostoja është jo një herë por dy apo tre herë më e shtrenjtë pra kostoja mujore është 3.5 milion denar ndërsa e Rusinos është 1 200 000 denarë”, deklaroi Xhelal Ceka, drejtor i NPK “Tetova”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button