Vdiq humanisti Rupert Neudeck: Financoi ndërtimin e shumë shtëpive në Kosovë

Gazetari dhe humanisti gjerman, Rupert Neudeck, ka vdekur sot në moshën 77 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mediumi gjerman, Spiegel.

Neudeck ishte njëri nga themeluesit e organizatës humanitare Cap Anamur, e cila ka financuar edhe ndërtimin e shumë shtëpive në Kosovë pas përfundimit të luftës, transmeton Insajderi.com

Në një intervistë për mediat gjermane në mars të vitit 2015, në kohën kur mijëra njerëz u larguan ilegalisht nga Kosova, ai kishte kritikuar ashpër politikanët e Kosovës, për të cilët kishte thënë se “nganjëherë janë thjesht kriminel”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button