Vazhdon gjykimi i rastit “Lagjja e Trimave”

Sot me fillim prej orës 10, në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”, në të cilën janë të akuzuar 29 persona për ngjarjet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, njofton Portalb.

Procesi gjyqësor, duhej të vazhdojë të premten e javës së kaluar, por seanca u anulua, sepse gjykatësja Verka Petkovska, e cila e udhëheqë lëndën, ka qenë në pushim mjekësor dhe diskutimi u shty për sot.

Sipas informatave, rasti gjyqësor për “Lagjen e Trimave”, duhet të fillon nga fillimi pasi që prokuroria këtë lëndë e ka bashkuar me rastin “Vetëtima”, në të cilën janë të akuzohen 8 persona se i kanë dhënë mbështetje logjistike grupit të Kumanovës, transmeton Portalb.

Pas disa seancave të anuluara për shkak të mospasjes së kushteve, procesi gjyqësor përsëri do të mbahen në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, e cila para dy jave me vendim të Qeverisë iu lëshua Gjykatës Penale për këtë proces gjyqësor.

Gjykimi për rastin “Lagjja e Trimave”, ka filluar në këtë sallë për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, të cilët ngarkohen për veprat penale “terrorizëm” dhe “organizatë terrorizmi”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button