“Revolucioni Laraman”, protestuesi i arrestuar u lirua

Pas mbarimit të protestës së djeshme, në afërsi të Spitalit të Qytetit, mbrëmë policia e ka arrestuar shoferin e automjetit të “Revolucionit Laraman”. Me vendim të gjykatës, pasi është kryer bastisje në veturën pas disa orëve i arrestuari është lëshuar, njofton Portalb.

Sipas deklaratës së avokatit të tij, ai ka qenë i arrestuar për shkak të veprës penale “dëm ndaj lëndëve të huaja”, ndërkaq gjatë bastisjes apo kontrollit në stacionin policor “Prolet”, janë gjetur ngjyra dhe pistoleta të plastikës për fëmijë – të cilat janë përdorur për gjuajtje të ngjyrës. Të gjitha këto janë konfiskuar nga ana e policisë.

Lirimi i protestuesit ka qenë i pritur me brohoritje nga simpatizuesit e “Revolucionit Laraman”, të cilët e kanë pritur përpara stacionit policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button