Erdogan: Punën tonë do ta bëjmë vetë, nuk ka zgjidhje tjetër

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në fjalimin që e mbajti me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Fondacionit Turk për Rini dhe Shërbime Arsimore (TURGEV) dhe mbledhjes së zakonshme plenare të kësaj organizate, shprehu urimet e tij për përvjetorin e themelimit dhe seancës plenare, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u shprehur se përderisa ishte kryebashkiak i Stambollit organizatën e kishin themeluar si Fondacioni i Stambollit për Rini dhe Shërbime Arsimore (ISEGEV), Erdogan tha se fondacioni që atëbotë kryente shërbime vetëm në dy konvikte, tani si TURGEV shërbimet i realizon në 45 pika të ndryshme në 17 prefektura.

– “Ata që u shqetësuan ikën dhe e lëshuan shtetin” –

Erdogan potencoi se disa nga personat që folën në seancën plenare janë vetëm shëmbëlltyra.

“Ta dimë se këto tani janë të pranishëm shumëherë më shumë. Fondacioni ka kapacitet t’i dalë zot 8.500 studentëve. Ka ardhur në një gjendje madhështore. Shteti ynë i ka kaluar kufijtë. Ajo përhapet duke hapur shtëpi mysafirësh në Amerikë dhe Angli. E ndjek dhe do ta ndjek nga afër procesin e shndërrimit të TURGEVIT në një model dhe pioner në fushën e saj, e cila, nga ajo që tha kryetari i nderuar, do të fillojë me aktivitete në Austri. Natyrisht që gjatë këtyre 20 viteve ajo u ballafaqua me përpjekje të rënda. U përpoqën që në disa nga sulmet drejt meje dhe familjes sime ta instrumentalizojnë fondacionin dhe shërbimet që i ofron. Veçanërisht çeta paralele tradhtare u bë burim i çdo lloj shpifjeje, gënjeshtre dhe sulmi”, tha presidenti turk.

Duke rikujtuar se në një iftar ramazani në vitin 2014, kohë kjo kur sulmet ishin në vrullin më të madh, drejtuesve të TURGEV-it u kishte thënë: “Punoni më shumë, prodhoni më shumë dhe ofroni shërbime më shumë, në mënyrë që ata që shqetësohen nga ju edhe më shumë”.

Erdogan më tej u shpreh se “Sa më shumë që ata shqetësohen, ta dini se rinia jonë aq më shumë është në rrugë të drejtë. E vërtetë, ju punuat më shumë, ndërsa ata u shqetësuan më shumë. U shqetësuan aq shumë, saqë një pjesë e tyre e braktisën vendin dhe ikën gjetiu, ndërkohë që një pjesë tjetër po japin llogari para drejtësisë për tradhtinë e bërë. Në qoftë se qëllimi është i mirë, atëherë edhe përfundimi është i mirë. Në qoftë se destinacioni është i drejtë, të dashur të rinj, atëherë edhe rruga është e drejtë”.

– “Punën tonë do ta bëjmë vetë. Nuk ka zgjidhje tjetër” –

“Siç ka qenë për 20 vite, edhe tani mbështetja ime, motivimi dhe lutjet e mia do të vazhdojnë të jenë me ju. Mësuesi im i ndjerë kishte një amanet. Besoj se do ta vazhdoni përpjekjen tuaj deri atëherë kur në pjesën e çarë të murit ta vendosni gurin e kauzës të madh sa Anadolli”, tha Erdogan.

Më tej ai u shpreh se “Jemi të detyruar që problemet tona t’i zgjidhim vet, qoftë ai grup studentësh, ndonjë çështje specifike, apo edhe çështje e ndërlikuar si industria e mbrojtjes, nuk ka dallim. Në të gjitha këto çështje puna sillet e mbështillet dhe del në të njëjtin vend. Punën tonë do ta bëjmë vetë. Nuk ka zgjidhje tjetër”.

– “Unitetin tonë do ta bëjmë aq të fortë saqë askush nuk do të mund ta masë” –

Presidenti turk Erdogan tha se “Sa i përket unitetit, duhet të jemi shumë të fortë. Me ndihmën e Zotit, unitetin tonë do ta bëjmë aq të fortë saqë askush nuk do të mund ta masë. Shpresoj që të rinjtë që do të jenë model në moral, do të jenë ata që i ka edukuar TURGEV nëpër konvikte. Besoj që këta të rinj nuk do të bëjnë asnjë kompromis në adhurimet e tyre. Besoj që kjo rini do të jetë rini e shëndoshë në vepra të mira. Të rinj, besoni se nëse kemi sukses në këto, prej jush do të trashëgohet një brez ndryshe”.

“Shërbimet e këtij fondacioni nuk janë për ta kënaqur egon, por për ta stërvitur atë. Shërbimet e fondacionit nuk janë për këtë botë, por për botën tjetër. Në kuadër të kësaj, kemi nevojë edhe për shumë organizata tjera që do të punojnë si TURGEV, sepse para nesh ndodhen miliardë njerëz me të cilët Turqia me 79 milionë banorë gjendet në pika të përbashkëta historike dhe të qytetërimit. E them haptazi, do ta rrisim produktivitetin tonë, do ta shtojmë brezin tonë. Flasin për planifikim popullsise, kontrolle në lindje – asnjë muslimanë nuk guxon të jetë pjesë e kësaj mendësie. Ne do të shkojmë asaj rruge që thotë Zoti ynë dhe Profeti ynë”, u shpreh më tej Erdogan.

Në vitin e ardhshëm shkollor do të ketë ngjeshje në programin mësimor. Në lidhje me këtë, Erdogan theksoi: “Vitin e ri shkollor e kemi shpallur si vit ku, përveç mësimeve, do të ketë edhe ngjeshje në programin mësimor. Fatkeqësisht, ende nuk e kemi tejkaluar pikën e dëshiruar në fushën e kulturës. Natyrisht që kemi të rinj që janë mirë të arsimuar në shkenca fizike dhe tejfizike. A mjafton kjo? Jo! Ky numër duhet të rritet. E shohim dhe e dimë se ju jeni të rinj të cilët keni përvojë në edukim fizik dhe shpirtëror dhe jeni si gjethe të cilët jeni zvarritur para nga era. Gjithashtu, nuk do të ngurrojmë të bëjmë vetëkritika”.

Sipas tij, një pjesë të kësaj rinie organizata terroriste po i rekruton, helmon, shfrytëzon dhe fatkeqësisht po i shpie drejt një përfundimi të hidhur. “Në qoftë se sot kemi të rinj që shkojnë maleve për të luftuar për ta, atëherë kjo domethënë se ata nuk janë bekuar me këtë vetëdije. Ka nevojë të madhe që të krijohet një strukturë dhe unitet që do t’i ndalojë ata të shkojnë”, u shpreh Erdogan.

“A kemi të rinj të cilët bien në rrjetin e organizatave si DAESH të cilat e keqpërdorin fenë tonë të shenjtë? Ka. Dhe e shihni se këta janë të rinj që besojnë. Besojnë, por nuk kanë vetëdije. Ata ende nuk e kanë shijar kënaqësinë besimit me kuptimin e plotë të fjalës. E shohim gjithashtu se kemi një rini e cila ballafaqohet me probleme dhe kënaqësi të ndryshme të botës si lëndët narkotike, bixhozi, madje edhe varësia në teknologji. Zemra jonë nuk qetësohet nëse shohim qoftë edhe vetëm një bir të këtij shteti duke qenë i humbur”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button