Gjermania dhe Zvicra, shtetet e huaja me më së shumti kosovarë

Procesi i regjistrimit të diasporës, i cili ka nisur në vitin 2013, po vazhdon edhe këtë vit.

Në Ministrinë e Diasporës thonë se deri më tani janë regjistruar mbi 200 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit, numri më i madh i së cilëve jetojnë në Gjermani dhe në Zvicër, pasuar nga shtetet tjera.

Ndërsa, në Agjencinë Kosovare të Statistikave thonë se mbi 900 mijë kosovarë jetojnë jashtë Kosovës.

Procesi i regjistrimit të diasporës është duke vazhduar dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin në vitin 2017, raporton RTV21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button