PLD: Gjykata Speciale do të mundësojë zgjidhje juridike të krizës politike

Tërheqje të tërërishme të abolimit dhe dorëheqje të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kërkoi Partia Liberale-Demokratike (PLD), pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit Qendror, ku u analizua politika aktuale në shtet.

“Falja masive e 12 prillit, ndërsa tani tërheqja e abonimit seleketiv, të vendosura nga Ivanovi e kanë futur Maqedoninë në krizë edhe më të madhe dhe dramatike, si nga aspekti politik, ekonomik dhe morale”, thuhet mes tjerash në kumtesën me shkrim nga partia Liberal Demokartike.

Partia Liberale-Demokartike i jep mbështetje të plotë punës së Prokurorisë Publike Speciale, me kërkesë të qartë që të gjitha proceset e hapura dhe ato që do të hetohen të procedohen me finalizim gjyqësor.

Ndërkohë që nga kjo parti edhe njëherë kanë apeluar te të gjithë aktorët social në shtet por edhe tek faktori ndërkombëtar që sa më shpejtë të formohet edhe Gjykata Speciale, që do të mundësojë edhe zgjidhje juridike të krizës politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button