PDSH dhe BDI kërkojnë anulim të plotë të faljes

Dy partitë parlamentare shqiptare BDI dhe PDSH kanë reaguar ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për anulimin e faljes vetëm të funksionarëve politik. Për BDI-në vendimi i Ivanovit përbën hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së krizës, megjithatë partia e Ahmetit këmbëngul se anulimi i faljes duhet të vlejë për të gjithë dhe jo vetëm 22 persona, transmeton Alsat M.

“Tërheqja e plotë e vendimit për falje nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kemi që nga momenti kur është miratuar ai. Mundësia ligjore që u krijua me ndryshimin e ligjit për falje e bëri të pa rezistueshëm presionin për të shfuqizuar atë, dhe vendimi i djeshëm është një hap i rëndësishëm para por tërheqja do kompletuar tërësisht”, deklaruan nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Edhe PDSH mbron qëndrimin se vetëm anulimi i plotë i faljeve, është shpresë për tejkalim të ngërçit dhe rifillim të dialogut politik.
“Vetëm tërheqja e tërësishme e faljes e ndjekur më pas edhe nga tërheqja e vendimeve të tjera të njëanshme të ndërmarra nga partnerët e koalicionit në Qeveri, do të ishte zgjidhje momentale që sadopak do të sillte procesin në një pikë prej ku mund të rikthehet dialogu me ndërmjetësim ndërkombëtarë”, thanë nga Partia Demokratike Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button