OKB kritikon regjimin e Sirisë për “pengimin e autokolonave të ndihmave”

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së përgjegjës i Çështjeve Humanitare dhe Koordinatori i Situatave emergjente, Stephen O’Brien, ka theksuar se regjimi i Sirisë në muajin maj ka dhënë vetëm 14 përgjigje pozitive ndaj kërkesave për 34 autokolona të ndihmave, raporton Anadolu Agency (AA).

O’Brien, duke u lidhur me video konferencë në takimin e mbajtur në KS të OKB-së për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri ka dhënë informacione në lidhje me situatën e fundit.

Duke shpjeguar se në të gjithë vendin 592.700 persona ndodhen nën rrethim, O’Brien, ka pohuar se shumica e këtyre njerëzve ndodhen nën rrethimin e regjimit.

O’Brien ka shtuar se “qeveria e Sirisë, pakëson seriozisht mundësinë e mbërritjes së ndihmave të OKB-së ndaj njerëzve në nevojë”. Ai ka theksuar se në aplikimet e kryera në muajin maj për dërgimin e ndihmave ndaj njerëzve në nevojë të cilët jetojnë nën rrethim në 34 rajone kanë arritur të marrin leje kalimi për autokolonat vetëm në 14 pika të kontrollit.

Ndërsa duke vënë në dukje se për 8 pikat e tjera kanë arritur të marrin leje me kusht, O’Brien, ka pohuar se “Qeveria e Sirisë pengon mbërritjen e ndihmave themelore të synuara për më shumë se 40 përqind të popullsisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button