Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Jashari”

Anulohet seanca gjyqësore për uljen e dënimit të të akuzuarit në rastin e vrasjes së të riut Muhamedali Jashari nga Kondova. Arsyet janë të karakterit teknik pasi policia nuk ka arritur në kohë të përmbushë procedurat për dërgimin e të paraburgosurve në gjykatë. Seanca është caktuar për të hënën e ardhshme, më 3 shkurt. 

Për vrasjen e të riut, gjykata dënoi me 13 vjet heqje lirie Petar Manevskin, Stefan Gellov me 4 muaj burg ndërsa liroi nga akuza adoleshentin Dorijan Tasev. Familja Jashari akoma është në pritje të një procesi tjetër të ngritur, atë të dëmshpërblimit që kap vlerën prej 11 milion denarëve. 

Edhe pse padia është ngritur para një  muaj e gjysmë akoma nuk ka përgjigje. I riu Muhamedali Jashari humbi jetën në prill të vitit 2011 në oborrin e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”, pasi ishte përfshirë në mbrojtje të shokut, i cili ishte sulmuar nga dy persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button