Kombet e Bashkuara kritika Greqisë për kampet e refugjatëve

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se kushtet e jetesës në kampet e reja ku janë vendosur refugjatët e evakuuar nga kampi Idomeni në kufirin Greqi-Maqedoni janë “nën standardet minimale”, raporton Anadolu Agency (AA).

Melissa Fleming, një prej zëdhënësve të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se është shumë shqetësuese që kushtet e jetesës janë të pamjaftueshme në kampet e reja ku janë vendosur refugjatët.

“Kushtet e jetesës në kampet e reja ku janë vendosur refugjatët e evakuuar nga kampi Idomeni janë edhe nën standardet minimale. Disa nga refugjatët janë transferuar në depo dhe fabrika të braktisura. Çadrat janë shumë afër me njëra-tjetrën dhe të pa ajrosura. Ushqimet, dushet, WC-të dhe energjia elektrike janë të papajtueshme”, ka pohuar Fleming.

Zëdhënësja Melissa Fleming ndër të tjera i ka bërë thirrje Greqisë që me mbështetjen financiare të ofruar nga Bashkimi Europian të përmirësojë kushtet e jetesës në kampet e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button