Debat i ashpër në Kuvend: Sa është Kushtetuese dhe kush qëndron prapa vendimit të Ivanovit?!

Themelimi i Komisionit për vlerësim të themelimit të Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë ka përplasur partitë politike, raporton Portalb.

Para fillimit të seancës së Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, deputeti Ilija Dimovski bëri të qartë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, rreth kësaj çështje.

Ai kërkoi nga iniciatorët e kësaj iniciative ta tërheqin iniciativën. “E para sepse nuk ka bazë kushtetuese dhe e dyta, pas deklaratës sonë është më se e qartë se nuk do të kalojë në Kuvend. Mendoj se këtë e kanë të qartë edhe inicuesit, që e ndanë edhe në opinion. Në vend që të merremi dy tre javë me diskutime të cilat do të kenë për qëllim mbjelljen e urrejtje politike, ashpërsinë, jo konstruktivitet në parlamentit. Do të kërkojmë nga kolegët deputetë që janë nënshkruar në iniciativë ta tërheqin atë dhe ti shfrytëzojmë këto dy tre javë për debate më konstruktive në Kuvend”, tha Dimovski.

Sipas tij, vendimi i Ivanovit nuk ishte i duhur në atë kohë.

“Gjykimi ndaj Ivanov për një vendim që ia jep edhe Kushtetuta e Maqedonisë, mendoj se është i papranueshëm. Përkundër këtij vendimi, në shumë aktivitete tjera, pozitivisht ka vepruar duke udhëhequr Maqedoninë”, nënvizoi Dimovski.

Nga ana tjetër, Goran Sugarevski tha se atë që deri më tash opinioni e dinte e vërtetoi sot Ilija Dimovski.

“Se prapa abolimit të qëndron Nikolla Gruevski. Nga DPMNE thonë se nuk pajtohen me vendimin e Ivanov, por sot na bindën se vendimi për abolim ishte i porositur për të shpëtuar Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij. Një duhet ta kenë të qarte të gjithë, nuk ka shpëtim për këtë shoqëri kriminele. Tërheqje të tërësishme të vendimit duhet të ketë. Secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet”, potencoi Sugarevski.

Ermira Mehmeti sqaroi para opinionit bashkëngjitjen e BDI-së pro iniciativës së LSDM-së.

“Grupi parlamentar i BDI-së i është bashkëngjitur iniciativës së LSDM-së në procedurën e impicmentit, për të a.q presidentin Ivanov. Ne konsiderojmë se Ivanov është nxitës i drejtpërdrejt i krizës dhe për këtë arsye besojmë se parlamenti si organ legjitim ka për obligim të debatoj dhe të vendos mbi përgjegjësinë e Ivanovit. Ai ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur ligjet, është thirru në ligjet që i ka anuluar parlamenti i Maqedonisë dhe çka është akoma më keq ka bërë ndërhyrje në dy norma bazike juridike; e para, prezumimi i pafajësisë- ka gjykuar dhe i ka shpallur të pafajshëm 56 persona dhe norma e dytë, e drejta për një gjykim fer. Duke u nisur nga këto arsye ne mendojmë se parlamenti duhet të përcaktojë përgjegjësinë e Ivanov”, tha Mehmeti, raporton Portalb.

Imer Aliu, nga PDSH, vlerëson se vetëm nëpërmes kthimit të dialogut politik nëpërmes 4 partive më të mëdha mund të zgjidhet edhe çështja e dialogut.

“Jemi këtu për shkak veprimeve të njëanshme të BDI-së dhe VMRO-DPMNE. Kjo është edhe një lojë e BDI-së. Nëse janë të interesuar që ti jep votat në drejtim tjetër. Në kërkojmë që urgjentisht të kthehen bisedimet për t’u zgjidhur çështja e abolimit. Thirreni se qëndrimet janë konform faktorit ndërkombëtar, ndërkaq minimi i bisedimeve nuk është në favor të ndërkombëtareve. Në Zajaz i keni mbush kutitë për Ivanovin pasi keni votuar për Ahmetin”, tha Aliu.

Themelimi i Komisionit është në rend dite të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Sipas kryetarit Zoran Ilioski, Komisioni për themelimin e propozimit për impiçment të presidentit do të numërojë 11 anëtarë dhe do ta pasqyrojë përbërjen në Parlament.

Shumica do të ketë kryetar dhe pesë anëtarë dhe opozita pesë anëtarë. Për shtatë ditë, Komisioni duhet të dorëzojë një lloj raporti deri te kryetari i Parlamentit për atë nëse është themeluar ose jo është Propozimi për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Pas kësaj kryetari i Parlamentit duhet të caktojë seancë, në të cilën deputetët me shumicë prej dy të tretave do të deklarohet për të.

Për momentin po vazhdon debati në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button