Savchenko: Mund të drejtoj vendin nëse dëshirojnë ukrainasit

Pilotja ukrainase Nadezhda Savchenko, e cila të mërkurën u lirua pasi dy vite i kaloi në burgjet ruse, deklaroi se do të kandidojë për postin e presidentes nëse atë e dëshirojnë ukrainasit, transmeton Anadolu agency (AA).

Në konferencën e parë për media pas kthimit në Ukrainë, Savchenko deklaroi se më shumë do të dëshironte që të kthehet në detyrën e pilotes, por theksoi se do të ishte më e lumtur sikur të kandidojë për presidente të këtij vendi nëse kjo është ajo që e dëshirojnë ukrainasit.

Savchenko u kthye të mërkurën në Ukrainë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin për faljen e saj.

Falja u bë në pajtim me marrëveshjen për shkëmbimin e Savchenko-s me dy shtetas rus Evgeniy Erefeev dhe Aleksanda Aleksandrova të zënë robër në Donbass të Ukrainës.

Savchenko është kapur në qershor të vitit 2014 për shkak të vrasjes së dy gazetarëve rusë në Ukrainën lindore, gjë të cilën e mohoi. Gjykata në Rusi në mars të këtij viti e dënoi me 22 vite burg.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button