Çfarë duhet të dini për kancerin

Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për një përqindje të lartë të vdekjeve që ndodhin në botë.

Çdo vit, me miliona raste të reja diagnostikohen me kancer, që do të thotë se kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare, shkruan shneta.net.

Çfarë është kanceri dhe si zhvillohet ai?

Kanceri është një emër i përgjithshëm i një grupi prej më shumë se 100 sëmundjesh. Megjithëse ka shumë lloje kanceri ,të gjitha fillojnë si rezultat i rritjes anormale dhe të pakontrrolluar të një qelize të vetme.

Organizmi ynë është i përbërë nga një numër prej triliona qelizash të gjalla. Qelizat normale të organizmit të njeriut rriten, ndahen dhe vdesin sipas një rregulli të programuar. Sëmundja e kancerit është rezultati i ndarjes së pakontrrolluara të qelizave që nuk vdesin. Qelizat normale të organizmit të njeriut ndjekin një rrugë të programuar rritjeje, ndarjeje dhe vdekjeje. Vdekja e programuar e qelizës është quajtur apoptozë dhe prishja e ketij proçesi çon në formimin e kancerit. Ndryshe nga qelizat nomale, tek qelizat e kancerit nuk ndodh vdekja e programuar, në vend të saj qelizat vazhdojnë të rriten e të shumohen. E gjitha kjo situatë çon në formimin e një mase qelizash anormale që rriten jasht çdo kontrrolli. Qelizat e kancerit gjithashtu mund të pushtojnë, të rriten në kurriz të indeve të tjera, gjë të cilën qelizat normale nuk mund të bëjnë.

Një qelizë normale shëndrrohet në një qelizë kanceroze për shkak të dëmtimit të ADN-së, që ndodhet në çdo qelizë dhe drejton të gjitha veprimet e qelizës. Në një qelizë nomale, kur ADN-ja dëmtohet, qeliza e rregullon këtë dëmtim ose në të kundërt vdes. Në qelizat e kancerit ndodh dëmtimi i ADN-së, por qeliza nuk vdes ashtu siç duhet të ndodhte, por përkundrazi vazhdon të ndahet në qeliza të reja për të cilat trupi nuk ka nevojë. Këto qeliza të reja e kanë të gjitha difektin e ADN-së, si rrjedhojë edhe ato do të sillen në të njëjtën mënyrë si qeliza e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button