Siri, nga sulmi i avionit të regjimit vriten 4 civilë

Si pasojë e sulmit të avionit ushtarak të regjimit sirian në kafshëve në afërsi të qytezës Sarakib të Idlibit, mbetën të vrarë 4 civilë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga zyrtarë të Mbrojtjes civile në Sarakib, avioni ushtarak Su-24 i cili i përkiste ushtrisë ka bombarduar tregun e kafshëve në afërsi të qytezës Sarakib që gjendet nën kontrollin e forcave opozitare.

Mësohet se 4 civilë e kanë humbur jetën, ndërkohë që 15 personat e plagosur janë transferuar në spitalet e improvizuara për shërim.

Njoftohet se sulmet në treg kanë shkaktuar humbje edhe në dhjetëra kafshë.

Kohëve të fundit, avionët e ushtrisë së Sirisë intensivisht i kanë shënjestruar qytetet dhe vendbanimet në provincën e Idlibit të cilat gjenden nën kontrollin e forcave opozitare.

Gjithashtu, bëhet e ditur se si pasojë e sulmeve të regjimit në Sarakib është shkatërruar infrastruktura, ndërsa ka mungesë të energjisë elektrike dhe ujit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button