Han inicon strukturë ndërkombëtare për kontrollimin e listës zgjedhore

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, inicon formimin e trupit të pavarur ndërkombëtarë i cili do ta kontrollojë kualitetin e listave zgjedhje dhe mbajtjen e zgjedhjeve, njofton Portalb.

“Kërkojmë mënyrë për formimin e një strukture të pavarur dhe kredibile në nivel evropian, e cila do ta kontrollojë kualitetin e listave zgjedhore përpara ditës së zgjedhjeve dhe e cila do të jep dritë jeshile për zgjedhje kredibile të procesit zgjedhore”, deklaroi eurokomesari Han, në brifing me gazetarët të cilët raportojnë për lidhjet me BE-në me Ballkanin Perëndimor.

Ashtu siç ka theksuar Han, misioni i OSBE-së dhe ODIHR-së, mendimin për procesin zgjedhor do ta deklarojnë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkaq kjo strukturë që e inicon Han do të mundet që të deklarohet për kualitetin e listave zgjedhore të cilat janë në fokus përpara ditës së zgjedhjeve, transmeton Portalb.

I pyetur për detaje rreth asaj se kush dhe si do ta formonte këtë trup, Han tha se në këtë fazë të rishqyrtimit të idesë ende nuk ka informata precize, se si do të përpilohet struktura dhe nën kompetencat e kuj do të punojë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button