Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.

Në rend dite të seancës së Komisionit për financim dhe buxhet është Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2015, si dhe propozim vendimet për dhënien e pajtueshmërisë në Plan strategjik të Komisionit shtetëror për ankesa në furnizimet publike për vitin 2016, në Programin e Komisionit shtetëror për ankesa në furnizimet publike për vitin 2016 dhe në Planin financiar të Komisionit shtetëror për ankesa në furnizimet publike për vitin 2016.

Raporti vjetor i Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2015 është pika e vetme për të cilën në seancën e sotme do të debatojnë anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.

Anëtarët e Komisonit  për arsim, shkencë dhe sport do të debatojnë për Propozim-ligjin për themelim të Universitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup dhe rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për arsim të lartë, që të dyja në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button