Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-ve, për vizitë në Maqedoni

Më 27-28 janar 2014, Hoyt Brian Yee, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Evroazi do të vizitojë Republikën e Maqedonisë. Yee, i shoqëruar nga ambasadori Paul Wohlers, do të realizojë takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikola Gruevski, dhe me ministrin për punë të jashtme Nikola Poposki, si dhe me liderë të partive qeveritare dhe opozitare dhe me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile. Temë diskutimi gjatë takimeve do të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë marrëdhëniet SHBA-Maqedoni, stabiliteti rajonal dhe procesi i integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.
 
Më 27 janar, e hënë në ora 17:00,  pas takimit me kryeministrin Gruevski, zëvendës ndihmës sekretari Yee do të jep deklaratë për media, në hollin e ndërtesës së qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button