Sputnik: Shqiptarët po e blejnë fshehurazi jugun e Serbisë

Shqiptarët fshehurazi po e blejnë jugun e Serbisë ku sipas vlerësimeve zyrtare, vetëm gjatë pesë viteve të fundit në zonën e Nishit janë vendosur 11.000 shqiptarë nga Kosova.

Kështu shkruan agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” në një shkrim dedikuar blerjes së pronave në vendin fqinj nga ana e kosovarëve, përcjellë Klan Kosova.

“Ky fenomen është aktualisht në stagnim, të paktën kur bëhet fjalë për qytete, por fshatrat e këtyre komunave janë në cak të tregtarëve të pasurive të patundshme të Kosovës”.

“Shqiptarët janë më të interesuar në zonën rreth Vranjës përgjatë kufirit me Bujanocin dhe në Toplicë (Prokuplje, Kurshumlijë, Bllacë …), ose më saktë, në fshatrat në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe për pasuritë e këtyre vendeve shqiptarët japin më shumë para sesa që vlera reale e tyre” thuhet në këtë shkrim.

Poashtu në artikull theksohet se interesimin e shqiptarëve për këto prona, shumica e lidhin me qëllimin e tyre për ta “zgjeruar” kufirin në disa pjesë të Serbisë.

“Gazetarë nga mediat lokale në këto qytete thonë se çdo gjë ndodh nën maskën e të padukshmes dhe në heshtje dhe se në rrugët dhe fshatrat e jugut të Serbisë gjithnjë e më shumë dëgjohet tek flitet gjuha shqip, ndërsa qytetarët e këtyre pjesëve të Serbisë jetojnë në frikë se për shkak të rritjes së fluksit të shqiptarëve nga Kosova do ta kenë fatin e njëjtë si të serbëve nga Kosova”.

“Ata besojnë se në të ardhmen në këto vende do të ketë gjithnjë e më shumë shqiptarë, e më pak serbë dhe kjo do të bëhet në kuadër të “pushtimit” të heshtur të Serbisë jugore”.

“Mani e madhe dikur ishte qyteti i Nishit, ku, sipas disa të dhënave jozyrtare, në tre vitet e fundit, rreth 1.500 shqiptarë kanë blerë apartamente në këtë qytet, ndërsa shifra në zonën më të gjerë të Nishit arrin në 11.000”.

Sipas këtij mediumi rus nuk ka të dhëna zyrtare për sa i përket numrit të  shqiptarëve nga Kosova si dhe për  vendet se ku kanë blerë ata toka në këtë zonë, kryesisht për shkak se kontratat e shitjes janë kryer nga serbët e Kosovës.

“Çdo gjë po shkon sipas ligjit, për shembull, një shqiptar ia jep paratë serbit për të blerë pronë në emrin e tij, kurse në gjykatë e bëjnë marrëvejshejn përmes së cilës shqiptari ia jep borxh paratë serbit  si një garanci se të hollat do të kthehen në bazë të pasurive të patundshme”.

“Serbi nuk ia kthen paratë me kohë” dhe në këtë mënyrë shqiptarët  bëhen pronarë të banesave, por në të njëjtën kohë nuk lënë asnjë gjurmë në shitblerje”.

“Serbët kanë dakord për të marrë një përqindje të parave, dhe shpesh në këtë histori janë të përfshira edhe agjencitë e patundshmërive por edhe avokatë serbë dhe shqiptarë”, shkruan “Sputnik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button