Tre deputetë grekë kërkojnë përgjigje nga Koxias në lidhje me çështjen e emrit

Deputetët grekë Dora Bakojani, Janis Kefalojanis dhe Jorgos Kumucakos, dërguan pyetje zyrtare deri te ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në lidhje me qëndrimet e Qeverisë greke për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Deputetët konsiderojnë se ka shumë “qëndrime kontradiktore të përfaqësuesve qeveritarë në lidhje me çështjen kritike për emrin” dhe për këtë kërkojnë që Koxias ta sqarojë qëndrimin zyrtar të MPJ-së, “duke pasur parasysh se qëndrimet e disa anëtarëve të Qeverisë dhe të grupit parlamentar janë ndryshe nga linja nacionale që e kanë vërtetuar liderët politikë që në prill të vitit 1993 dhe ka mbetur konstante për të gjitha qeveritë që kanë pasuar”.

Në pyetjen për Koxias, ata përkujtojnë se ministri i Mbrojtjes, Kamenos në debatin e fundit parlamentar “ka bërë qartë të ditur se linja nacionale, çfarë e kanë vërtetuar liderët politikë në prill të vitit 1993, nuk ka ndryshuar”. “Ju, përkundrazi, në disa raste keni deklaruar se Greqia ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të emrit të përbashkët të pranueshëm me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm”, thuhet në pyetjen me shkrim dhe shtohet se disa anëtarë të SYRIZA-­s, duke përfshirë edhe deputetë e ministra, “përkohësisht e shprehin mendimin e tyre në dobi të asaj që të mbetet emri momental i Shkupit, e ai është Maqedonia”.

Për shkak të kësaj, Bakojani, Kefalojanis dhe Kumucakos kërkojnë nga Koxias që të komunikojë “cili është qëndrimi i Qeverisë dhe i Ministrisë së Punëve të Jashtme për emrin e Shkupit. mb/mp/12:57

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button