Popovski: Të gjitha partitë e kritikojnë vendimin e Ivanovit, hetimet e PSP-së vazhdojnë

Në intervistën për gazetën parisiene “Figaro” të dhënë gjatë kohës së qëndrimit në Paris në konferencën ministrore për përgatitjen e samitit “Paris-Ballkan 2016 “, ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki theksoi se Maqedonia i plotëson kriteret për anëtarësim në NATO dhe në BE, pa përparuar në këtë rrugë me çka vetëm ndizet kriza politike”, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Parisi.

Lidhur me krizën e brendshme politike në Maqedoni dhe protestat e përditshme dhe si të dilet prej asaj, Poposki thotë: “Mënyra më e mirë është përmes zgjedhjeve. Për atë ka marrëveshje mes katër partive udhëheqëse politike, por kjo marrëveshje u anuluan dy herë pasi socialdemokratët, forca kryesore opozitare sheh se hulumtimi i mendimit publik nuk është në favor. Kur do të jenë të gatshëm, do të zbatojnë marrëveshjen politike, i cili parasheh “Qeveri teknike” një qind ditë para zgjedhjeve”.

Në pyetjen për “Revolucionin Laraman” dhe abolimin nga presidenti për të dyshuarit pas skandalit të përgjimit, ministri i Punëve të Jashtme theksoi se të gjitha partitë politike e kritikojnë vendimin e presidentit dhe se Parlamenti votoi anulimin e mundshëm të faljeve dhe se hetimet e Prokurorisë Speciale vazhdojnë.

Në pyetjen nëse mes tyre ka refugjatë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë u përgjigj se Greqia është ajo që duhet të shohë se kush janë refugjatë, kush emigrantë. “Për ne, të gjithë që me dhunë do ta kalojnë kufirin janë ilegalë”, thotë Poposki.

Në pyetjen nëse kufiri do të mbetet i mbyllur, Poposki është kategorik: “Po, ne e zbatojmë vendimin e Këshillit Evropian”.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë i hodhi poshtë akuzat se Maqedonia ka përdorur plumba gome, por se ka përdorur vetëm gaz lotsjellës gjatë tentimit të emigrantëve me dhunë ta kalojnë kufirin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button