Opozita vijon bojkotin e Kuvendit

Tre partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma për Kosovën” nuk do të kthehen në Kuvend gjatë këtij mandati, me përjashtim të rasteve kur, siç thonë ata, do të trajtohen çështje të veçanta.

Siç shkruan Klan Kosova, opozita e konsideron këtë bojkot si formën e duhur për të kundërshtuar qeverinë Mustafa, që sipas saj, është shkelëse e Kushtetutës.

Përfaqësuesit e opozitës deklarojnë se do të kthehen në Kuvend vetëm kur në rendin e ditës do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, në qëllim që ta bllokojnë këtë marrëveshje, të cilën e konsiderojnë të dëmshme për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button