Qeveria e burrave

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë një analizë mbi integrimin gjinor në kabinetin qeveritar.

Sipas kësaj analize del se në Kuvendin e Kosovës nxjerr në dukje se 25 për qind e kabinetit përbëhet nga gratë ndërkaq 75 për qind nga burrat.

Ky është postimi i tij i plotë:

As ligjet, e as përbërja demografike e popullatës, nuk po arrin të tejkaloi mbi mentalitetin patriarkal të politikave vendimmarrëse dhe të reflektoi udhëheqjen dhe pjesëmarrjen e barabartë në vendimmarrje. Analiza mbi integrimin gjinor në kabinetin qeveritar nxjerr në dukje se vetëm një e katërta ose 25 % e kabinetit qeveritar përbëhet nga GRATË.

Deri sa pjesë marrja e BURRAVE në kabinetin qeveritar arrin në 75%. Kjo përbërje gjinore reflektohet dhe në buxhetin e Kosovës për paga të kabinetit qeveritar, në bazë vjetore për 44 gra ndahen përafërsisht: 409,608 euro, ndërsa për 170 burra përafërsisht : 1,711,272 euro. Shiqoni përbërjen Ë Kryeministër: 1 Burrë, 0 Gra Zv.kryeministra: 2 Burra, 0 Gra Ministra: 19 Burra, 2 Gra Zv.ministra: 36 Burra, 6 Gra Këshilltarë: 113 Burra, 36 Gra Total Kabineti: 170 Burra, 44 Gra ***Të gjitha këto shpenzime në baza gjinore nuk përfshijnë shpenzimet e telefonave zyrtar, veturave zyrtare, udhëtimet jashtë vendit, mëditjet për udhëtimet jashtë vendit, shpenzimet për dreka e darka zyrtare, stafin tjetër administrativ etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button