Mustafa ka një ftesë për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet rrjetit social Facebook, i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aksionit për largimin e mbeturinave në 30 komuna të Kosovës, që është organizuar nga iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Duke mbajtur ambientin tonë të pastër, krijojmë kushte për jetë më të mirë për fëmijët tanë, rrisim kualitetin e jetës së njerëzve dhe krijojmë një imazh të mirë për vendin”, shkruan Mustafa në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

“Sot do të zhvillohet aksioni për largimin e mbeturinave dhe deponive në 30 komuna të Kosovës, i organizuar nga Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Ftoj qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni, por edhe që gjatë çdo dite të vitit të japim së bashku kontributin tonë për të pastruar ambientin e jetës.

Duke mbajtur ambientin tonë të pastër, krijojmë kushte për jetë më të mirë për fëmijët tanë, rrisim kualitetin e jetës së njerëzve dhe krijojmë një imazh të mirë për vendin.

Të kujdesemi së bashku për Kosovën tonë të bukur!”, shkruan Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button