Tanja Fajon do të jetë reportere e vizave për Kosovën

Parlamenti Europian ka emëruar eurodeputeten slovene, Tanja Fajon, raportuese për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave.

Ajo do të ketë detyrën e përgatitjes së raporteve që do të diskutohen në Komisionin Parlamentar, e që do të votohen më pas në seancën plenare të Parlamentit.

Fajon ka qënë edhe më parë raportuese në proceset e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Komisioni Europian miratoi rekomandimin për vizat, por ky proces do të duhet të kalojë më parë në Parlament dhe në Këshill përpara se qytetarët kosovarë të lëvizin lirisht në zonën Schengen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button