Putin viziton Greqinë këtë javë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Greqi këtë javë, njofton REL.

Është kjo vizita e tij e parë zyrtare në Bashkimin Evropian në afro një vit.

Krmelini ka thënë se Putin do të takojë presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos, dhe kryeministrin Alexis Tsipras gjatë vizitës së tij më 27 dhe 28 maj.

Putin, vendi i të cilit është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të krizës në Ukrainë, për herë të fundit ka qenë në një vend të BE-së në muajin qershor, kur ka vizituar Italinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button