Zhernovski: Cili ligj ia lejon Çairit vendosjen e përmendoreve në Qendër?

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, sot i ka dërguar letër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, nga i cili kërkon informacione rreth vendosjes së përmendoreve, mbrëmjen mes 21 dhe 22 majit në territorin e Komunës Qendër, transmeton Portalb.

“Në përputhje me cilin ligj dhe cilat kompetenca ligjore, Komuna e Çairit asiston ose jep logjistikë për vendosjen e përmendoreve në territorin e Komunës Qendër”, shkruan Zhernovski në letër.

Dje Mexhiti tha se Komuna e Çairit nuk ka dorë në këtë punë. Kryetari i Çairit Izet Mexhiti ka theksuar se ka qenë i angazhuar si nënkryetar i BDI-së, por në asnjë moment Komuna e Çairit nuk ka qenë e përfshirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button