Kryeministri serb sot në Shkup, kremton festën e Sveti Savës

Sot Shkupin do ta viziton kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni, njoftojnë mediat serbe.

Ai në Shkup do të takohet me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, e më pas do t’i drejtohet akademisë solemne me rastin e festës së Sveti (shën) Savës, festë e komunitetit serb në Maqedoni.

Kjo akademi solemne do të zhvillohen në teatrin e ri dhe aty do të flasin kryeministrat e dy vendeve, Ivica Daçiq dhe Nikolla Gruevskit ndërsa një njoftimin e partisë demokratike serbe të Ivan Stoilkoviqit thuhet se  për pjesëmarrësit do të shfaqet një program i pasur me muzikë shpirtërore serbe. 

Lajme të ngjashme

Back to top button