Brazil, protesta kundër presidentit të përkohshëm

Mijëra protestues kanë vërshuar nëpër rrugët e qyteteve Sao Paulo dhe Rio de Janeiro në shenjë proteste kundër presidentit të shtetit Michel Temer i cili erdhi në vendin e presidentes Dilma Roussef, e cila u largua përkohësisht nga detyra, raporton Anadolu Agency (AA).

Përderisa protestuesit në Sao Paulo afërsisht 2 mijë u penguan që të marshonin drejt shtëpisë së Temer-it, në Rio de Janeiro më shumë se 1 mijë protestues duke brohoritur kërkuan dorëheqjen e tij.

Ndërkohë që disa protestues kërkonin kthimin e Rousseff-it, disa të tjerë kërkonin organizimin e zgjedhjeve të reja.

Disa protestues nën udhëheqjen e Lëvizjes së të Pastrehëve u përpoqën të vendosin tenda në largësi 300 metra nga presidenca në Sao Paulo.Drejtuesi i lëvizjes, Guilherme Boulos, u shpreh se “Protestat do të vazhdojnë derisa Temer ta lë detyrën.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button