Mustafa publikon grafikun e rritjes së pensioneve

Kryeministri Mustafa, në profilin e tij në Facebook ka publikuar grafikën që tregon se si janë rritur pensionet. Ai ka thënë se nga sot, çdo javë do të publikojë faktet e javës paraprake.

“Të dashur miq,

Po ndaj me Ju për herë të parë një iniciativë ku edhe përmes paraqitjes grafike, do të Ju njoftoj rregullisht me fakte të javës.

Javën që lam pas morëm një ndër vendimet më të rëndësishme për të siguruar një jetë të dinjitetshme për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e vendit tonë.

Deri në fund të vitit 2015, kjo kategori e pensionistëve kontributdhënës kanë marrë pension mujor prej vetëm 140 Euro. Ne morëm vendim që këto kategori të marrin pension nga 158 Euro për ata me shkollim të ulët, 172 Euro ata me shkollim të mesëm, 186 Euro me shkollim të lartë dhe 230 Euro me shkollim Universitar.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në hapjen e vendeve te reja të punës për të rinjt, por do të angazhohet edhe për përmirësimin e mëtejmë të tretmanit dhe kushteve të jetesës për të moshuarit. Urime!” (sic.), ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button