Ristovski: Njëzet e shtatë milionë euro të investuara në 55 salla për 45.000 nxënës

­ Nga projekti për “Ndërtim dhe pajisje të 145 sallave sportive të shkollave”, deri tani janë ndërtuar 55 salla në tërë territorin e Maqedonisë, informoi sot zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

“Me përfundimin e këtyre 55 sallave sportive janë përfshirë mbi 45.000 nxënës të cilët deri tani nuk dispononin me hapësirë sportive në bazë të standardeve që i ofrojnë këto salla sporti. Gëzon fakti që salla sporti u ndërtuan në vende ku aspak deri para pak kohe përveç këndeve sportive të dheut nuk ekzistonte asnjë objekt tjetër infrastrukturor lidhur me sportin. Vetë investimi prej 27 milionë euro konfirmohet dhe dëshmon se është i vërtet për shkak se sallat nuk shfrytëzohen për nevojat e shkollave, por edhe nevojat e qytetarëve në komunë”, tha Ristovski.

Ai informon se për momentin në ndërtim janë shtatë salla sportive, ndërsa deri në fund të vitit do të fillohen edhe shtatë shtesë. Sipas tij projekti për ndërtimin e sallave tërësisht duhet të përfundojë për dy deri tre vjet. Një pjesë nga sallat janë me sipërfaqe prej 650 metra katrorë, ndërsa pjesa tjetër me sipërfaqe prej 1,300 metra katrorë. Secila prej tyre është tërësisht e pajisur me rekuizita sportive, dhoma për veshje, tushe dhe hapësira të tjera ndihmëse, të ndërtuara sipas të gjitha standardeve.

Lidhur me rritjen shtesë të orëve të arsimit fizik te nxënësit, në pyetjen e gazetarëve zëvendësministri informon se Ministria është në fazën e analizës, nga aspektin e asaj nëse ka nevojë për rritje shtesë të numrit të orëve. Sipas tij më e rëndësishme është cilësia e zbatimit të mësimit për arsim fizik, ndërsa lidhur me këtë Ministria nga shtatori do t’i rrisë kontrollet në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button