LSDM paralajmëron qeveri teknike, Holanda paralajmëron që ajo të jetë pa “persona hën hetim të PSP-së”

Formim të një qeverie teknike për zbatimin e reformave të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe kredibile, paralajmëron LSDM. Nga kjo parti nuk zbulojnë nëse për momentin po zhvillohen bisedime për formimin e kësaj qeverie dhe formatin e saj, transmeton Portalb.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme të shtypit tha se këtë e kanë thënë që pas konstatimit të dorëheqjeve të ministrave të tyre dhe kthimin e ministrave të vjetër- të rinj nga VMRO DPMNE në Qeveri.

“Thamë që në momentin kur u bë përpjekje që të rrëzohet qeveria nga Përzhina, me qëllim që të fshihen kriminalitetet e Gruevskit, se çdo gjë që kanë bërë deri më tani kanë shkelur, ashtu do të shkelet edhe kjo Qeveri” tha Shilegov.

Dje edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në protestën në Veles tha se shumë shpejtë do të formohet qeveria që do t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Ndryshe, dje në njoftimin e ambasadës holandeze lidhur me vizitën e zv- ministrit të jashtëm holandez dhe drejtorit të përgjithshëm për bashkëpunim evropian, Robert de Groot në vend, paralajmërohet se cilët persona mund të marrin pjesë në një qeveri të tillë.

“Pjesëmarrja e personave që janë në hetimin e PSP-së në qeverinë e përkohshme apo çfarëdo posti politik nuk kontribuon për kthimin e besimit te qytetarëve” thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button