Kadare shpallet “Qytetar Nderi” i Pejës

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare është shpallur “Qytetar Nderi” i Pejës dhe laureat i Takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Me këtë rast, Kadare është ndjerë i nderuar për këto dy çmime dhe u shpreh falënderues, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të rajonit dhe një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Të pranishëm ishin edhe ministri i kulturës Kujtim Shala, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button