Klinton: Punë e kryer, unë do të jem kandidate e demokratëve

Në një intervistë për kanalin televiziv, Si en en, Klinton tha se gara e saj kundër Sandersit praktikisht ka përfunduar, njofton 21Media.

Hillari Klinton është një hap më afër që të sigurojë emërimin e demokratëve për Presidente, edhe pse në zgjedhjet e fundit brenda-partiake shënoi një fitore të ngushtë në Kentaki kundër rivalit të tij, Berni Sanders, ndërsa pësoi humbje në Oregon.

Me votat e reja të delegatëve që fitoi, ajo ka pothuajse një epërsi të paarritshme ndaj Sandersit, i cili megjithatë i ka premtuar mbështetësve të tij se do të qëndrojë në garë.

Klinton tha se ajo do të jetë e emëruara e partisë dhe se nuk ka gjasa që të ketë një epilog tjetër.

Pritet se Klinton do të fitojë numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar emërimin në zgjedhjet që më 7 qershor do të zhvillohen në gjashtë shtete.

Ndërkohë, anketat e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmojnë se epërsia e Klintonit ndaj rivalit të saj republikan, Donald Tramp, po shkrihet. Sipas kësaj ankete, Klinmton mbështetet nga 47 për qind e amerikanëve, ndërsa Tramp nga 41 për qind. Muajin e kaluar, Klinton kishte një epërsi prej 10 për qind ndaj Trampit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button