LR-PDSH: BDI është vegël manipuluese e VMRO-DPMNE-së

Nisma e BDI për në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit si dhe shpalljes së zgjedhjeve më 5 Qershor është një manipulim klasik dhe një gafë politike e llojit të vetë kur dihet se BDI së bashku më VMRO-DMNE në 23 e Shkurt e shpërbënë Parlamentin e RM, pa pjesëmarrjen e opozitës dhe pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar. Është ky reagimi i sotëm i partisë Lëvizja për reforma në PDSH.

“BDI e vetëdijshme se faktori ndërkombëtar kishte kritika të ashpra për mos implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, pastrimin e listave zgjerore si dhe ligjin për media, ajo si çdo herë edhe kësaj radhë iu nënshtrua presionit të VMRO –DMNE për të votuar për shpërbërjen e Kuvendit të RM si dhe shpalljen e zgjedhjeve me 5 qershor.” thonë nga LR-PDSH.

LR PDSH vlerëson se deputetët e BDI dhe VMRO-së janë shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës dhe nuk kanë kredibilitet moral dhe politik të kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë të ndonjë vendimi antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

“BDI para se të tentojë të përfitojë politikisht në këtë situatë ajo duhet të japë përgjegjësi politike dhe penale së bashku më VMRO-DPMNE si shkaktar kryesor të kësaj krize politike. LR PDSH i bën thirrje BDI dhe liderit të saj Ali Ahmetit të përgjigjet sa më parë se pse ka votuar për një vendim antikushtetues për shpërbërje te Kuvendit. LR PDSH pyet BDI a është ky skenar i VMRO-DMPNE-se që nëpërmjet BDI mundohet të kthehet ne Kuvend për ta shtyrë datën e zgjedhjeve. LR PDSH në mënyrë urgjente kërkon nga të gjitha forcat politike, dhe nga Gjykata Kushtetuese që sa më shpejt të bëj anulimi e vendimit për falje nga ana e Ivanovit, si një vendim anti kushtetues për të qenë të barabartë të gjithë para ligjit e aq më shumë të politikanëve të pandërgjegjshëm që po e mbajnë peng politikën dhe shtetin e Maqedonisë. ” thonë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button