Ymeri kujton masakrën e Dubravës: Kriminelët ende vazhdojnë të bredhin lirshëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar masakrën e burgut të Dubravës që ka ndodhur 17 vite më parë.

Ymeri ka shkruar se 19 maji i masakrës së Dubravës shënon ditët e luftës për liri dhe bashkim kombëtar ku ka kujtuar edhe dëshmorët e rënë dhe ka shtuar se kriminelët ende janë të lirë, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i Visar Ymerit në Facebook.

Sot më 19 maj, bëhen 17 vite nga fillimi i masakrës në burgun e Dubravës, e cila zgjati për ditë të tëra, duka vrarë e masakruar qindra të burgosur shqiptarë. Kjo masakër ishte e orkestruar nga aparati shtetëror i Millosheviqit, dhe as 17 vjet pas saj, nuk ka ndjekje e ndëshkim për kriminelët që vazhdojnë të bredhin lirshëm.

19 maji i Dubravës shënon ditën e përjetësimit të tre veprimtarëve që dhanë gjithçka për liri e bashkim kombëtar Komandantit të Zonës Operarive të Karadakut – Abdullah Tahirit, Enver Topallit dhe Gjok Ndrecajt.

Lavdi dëshmorëvë të kombit!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button